Loading…
Franca falënderon Kosovën për mbështetjen e dhënë pas zjarrit në Notre-Dame
  • 18/04/2019 | 22:08

Franca falënderon Kosovën për mbështetjen e dhënë pas zjarrit në Notre-Dame

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë simbolike prej 20 mijë eurosh, në shenjë solidarizimi me Francën , pas zjarrit që përfshiu Katedralen Notre-Dame, transmetom Gazeta Metro.


Pas kësaj, Francë ka falenderuar përzemërsisht Kosovën, autoritetet politike, fetare dhe shoqërinë civile për mesazhin e dhënë.

“Ambasada franceze në Kosovë dëshiron t’i falënderojë ngrohtësisht autoritetet politike, fetare dhe shoqërinë civile të Kosovës për mesazhin e tyre mbështetës pas zjarrit që shkatërroi një pjesë të katedrales Notre-Dame në Paris”, thuhet në falënderimin e ambasadës së Francës.

Më tutje, ata kanë shkruar se kjo është dëshmi e simpatisë dhe miqësisë që e ndjen populli francez, duke vazhduar me falënderim edhe për Qeverinë për fondet e ndara.

“Këto janë dëshmi të simpatisë dhe miqësisë që shkojnë në ndjenjat e popullit francez. Franca falënderon gjithashtu Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame”, thuhet në falënderim në fund./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë