Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacion nga Franca, të cilat do të shërbejnë për përballje me Coranvirusin, raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ishte i pranishëm në pranimin e këtij donacioni, ka falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadoret e këtij shteti në Kosovë për ndihmën e vazhdueshme.
Ai tha se ky donacion do ta lehtësojë punën e personelit shëndetësor në përballje me pandeminë.
“Ky donacion në vlerë të konsiderueshme është shumë domethënës për neve dhe qytetarët, është shumë i mirëseardhur. Ky donacion do ta lehtësoje punën e punëtorëve shëndetësor në përballje me pandeminë. Donacionet janë stimulim për neve për përballje me cornavirusin në këtë periudhë ku kemi një situatë më të qetë”, tha Zemaj./gazetametro.net