Loading…

Franca kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës e Serbisë

  • 25/11/2022 | 11:57

Franca kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zbatohen.


Këto komente, Larcher i bëri gjatë një takimi me kryetaren e Grupit Parlamentar serb të Miqësisë me Francën, Jadranka Jovanoviq.

“Presidenti i Senatit vazhdoi duke thënë se mbështet plotësisht zbatimin dhe përmbushjen e detyrueshme të të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në njoftimin e Parlamentit serb, raporton Klankosova.tv

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Jovanoviqi tha se “Beogradi është plotësisht i përkushtuar ndaj dialogut sepse është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.

Ajo theksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit “dhe dispozitës më të rëndësishme të saj”, siç e konsideroi ajo formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe, ku sipas BE’së, Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa me emra të qyteteve të Kosovës.

Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe ndërmjet dy vendeve, kryediplomati evropian, Josep Borell, paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i ftojë liderët e të dyja shteteve në Bruksel për të diskutuar për “Propozimin e Brukselit”, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Negociatat janë zhvilluar ndërmjet të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë