Loading…

‘Franca nuk i merr seriozisht shqiptarët në Ballkan’

  • 02/03/2017 | 10:49

‘Franca nuk i merr seriozisht shqiptarët në Ballkan’

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka thënë se shtyrja e vendimit për lirimin dhe mbajtja në Francë edhe për një muaj e kreut të kësaj partie, Ramush Haradinajt është vendim politik, dhe tregues se Franca nuk është duke e marrë seriozisht faktorin shqiptar në Ballkan.


Siç është shprehur Berisha “për këtë, jemi fajtorë edhe ne vet, ngase nuk po arrijmë te faktorizohemi, kështu qe Serbia ndërhyn në çështjet e brendshme të shtetit te Kosovës, Mali i Zi hyn ne territorin tonë, Maqedonia shpërfillë shqiptarët”.

Ai është shprehur se Evropa, si në rastin e Francës, bën sehire e na mbanë ligjërime se si ne shqiptarët duhet te pranojmë rolin e palës së dëmtuar dhe që duhet të vazhdojmë të bëjmë lëshime ndaj fqinjëve, raporton gazetametro.net

“Ka ardhur koha qe kësaj logjike t’i themi mjaft”, ka përfunduar Berisha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë