Loading…
Franca nuk mundi por Amerika parandalon djegien e Katedrales
  • 18/04/2019 | 11:08

Franca nuk mundi por Amerika parandalon djegien e Katedrales

Në New York arrestohet një burrë pasi hyri në katedralen e Shën Patrikut në Mahattan me dy bidonë me benzinë, policia ka lajmëruar se nuk ka të lënduar, transmeton Gazeta Metro.


Televizioni amerikan ABC raportoi se burri 37 vjeçar nga New Jersey parkoi automjetin e tij në bulevardin e 5’të Saks e vazhdoi brenda kishës, njësiti policor afër kishës së famshme të New York’ut e ndaluan dhe pasi e morrën në pyetje dhe verifikuan përmbajtjen e bidonëve e arrestuan.

Nuk janë bërë të ditura ende motivi e tij dhe për momentin autoritetet e New York’ut nuk kanë ngritur akuzë deri në përfundimin e vlerësimit nga institucionet përkatëse rreth qendrueshmërisë mendore të tij.

Policia po zhvillon hetime të metëjme dhe në rast është përfshirë edhe FBI’ja, për shkak të natyrës së ngjarjes.

Policia e New York’ut ka njësit të stacionuar pranë Katedrales së New York’ut gjithmonë përshkak të kërcënimeve dhe shënjestrimit të kaluar.

Katedralja e Shën Patrikut është ndërtuar më 1878 nga imigrantë irlandez është ikonë e qytetit të New York’ut e gjendet mes Manhattan’it./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë