Loading…

Franca përzë 30 shtetas shqiptarë që aplikuan për azil

  • 12/07/2017 | 18:29

Franca përzë 30 shtetas shqiptarë që aplikuan për azil

Ditën e sotme janë riatdhesuar 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë.


Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Stefan Çipa dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ishin në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku asistuan në mbërritjen e avionit me shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca, pasi u ishin refuzuar kërkesat për azil.

Zv/ministri Çipa tha se mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Evropian nuk miratohet për shqiptarët, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

“Shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE-së, janë zero. Vetë ky grup, por dhe grupe të tjera, duhet t’i japin fund një aventure shumë të kushtueshme për ta dhe për familjet e tyre. Dhe vetë kjo tregon thirrjen e herëpashershme që autoritetet shqiptare u kanë bërë shtetasve të vet, që të heqin dorë nga kjo tentativë e cila kuptohet, është e destinuar të dështojë”, tha Çipa.

Ai tha se policia shqiptare në pikat e kalimit kufitar do të mbikëqyrë me vëmendje të gjitha tentativat për kthimin e azilit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë