Loading…

Franca shënon numrin më të lartë të pacientëve me COVID-19 që shkojnë në spital që nga prilli

  • 27/10/2020 | 13:22

Franca shënon numrin më të lartë të pacientëve me COVID-19 që shkojnë në spital që nga prilli

Spitalet franceze regjistruan 1,307 pacientë të rinj me koronavirus të hënën, duke shënuar kështu ritjen më të lartë një-ditore që nga 2 prilli, që regjistroi 1,607 pacientë, derisa sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me një shkallë infektimi të lartë, transmeton Gazeta Metro.


Të dhënat e ministrisë franceze të shëndetësisë treguan se Franca tani ka një total prej 17,784 pacientësh në spitalet e saj, krahasuar me një rekord 32,292 në 14 prill, në kulmin e bllokimit mars-maj.

Ministria gjithashtu raportoi 26,771 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 52,010 të dielën. Të hënën, llogaria zakonisht bie ndjeshëm për shkak të vonesave të raportimit gjatë fundjavës.

Numri i të vdekurve u rrit me 257, duke e çuar totalin që nga fillimi i epidemisë në 35,018. Numri i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 186 në 2,770.

Disa rajone në Francë kanë zbatuar plane emergjente në spitale, duke vonuar operacionet jo-thelbësore për të krijuar hapësirë ​​ për pacientët me COVID-19 dhe duke anuluar pushimet e stafit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë