Shtetet europiane si Franca, Spanja, Portugalia, Greqia dhe Kroacia, po përballen me valën e të nxehtit të verës, e si pasojë e kësaj shumë vatra të zjarrit janë përhapur nëpër këto vende, tani për tani lufta me zjarrin ka filluar për këto shtete, transmeton Gazeta Metro.
Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jug-perëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.
Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet – turistët u larguan me kohë. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras.
Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas, megjithëse më vonë disa mundën të ktheheshin.
Zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin, por pritet që të dalin jasht kontrollit.
Megjithatë, qeveria portugeze thotë se 659 njerëz kanë vdekur – kryesisht të moshuar – nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.
Zjarret e Mijas në Spanjë janë jo shumë larg nga Malaga, një zonë e njohur turistike. Diku tjetër në Spanjë, zjarret kanë shpërthyer në provincat Castilla, Lean, Galicia dhe Extremadura, shkruan BBC.
Ellen McCurdy, që jeton në zonën e Málagës, i tha Reuters: “Ne thjesht morëm disa gjëra thelbësore dhe thjesht vrapuam me të vërtetë, dhe në atë fazë të gjithë përgjatë rrugës ishin në lëvizje… kishte shumë ambulanca dhe zjarrfikëse.”
Në Kretë, zjarrfikësit grekë po luftojnë me një zjarr të madh në kodrat rreth Rethymno, në bregun verior.
Një numër i madh i zjarreve shpërtheu pranë qyteteve turistike të Kroacisë, Zadar dhe Shibenik, por ende nuk kemi një evakuim në shkallë të gjerë të qytetarëve në këto rajone./gazetametro.net