Loading…
Franca zemëron SHBA’në me taksimin e ri të kompanive amerikane
  • 09/04/2019 | 18:31

Franca zemëron SHBA’në me taksimin e ri të kompanive amerikane

Anëtarët e parlamentit francez aprovuan propozimin e një takse të re për bizneset digjitale që afekton më së shumti kompanitë amerikane si Google, Amazon, Facebook dhe Apple, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është sprova e dytë e francezëve për të imponuar këtë taksë, së pari në nivel të BE’së, e që nuk u pranua nga disa shtete me taksa të ulëta si Irlanda që kanë mirëpritur kompanitë dixhitale.

Ministri i Financave të Qeverisë së Francës Bruno Le Maire u mburr me atë se Franca qëndron e para në këtë iniciativë. Javën e kaluar Sekretari i Shtetit të SHBA’ve Mike Pompeo i paralajmëroi se këto masa do të dëmtojnë jo vetëm kompanitë amerikane por edhe qytetarët francezë, dhe kërkoi nga aleati i tyre në NATO të heqin dorë nga ky plan.

Francezët shpalosën propozimin për këtë ligj ku do të vendosin 3 % tatim në marketing digjital, shitje e të dhënave personale, dhe të hyra të tjera për çdo kompani që përfiton më shumë se 750 milion Euro në vit, në mbarëbotën.

Legjislacioni i ashtuquajtur ‘GAFA’ (Google, Amazon, Facebook dhe Apple) u aprovua nga Asambleja Kombëtare Franceze dhe duhet pritur dhe aprovimi i Senatit për të hyrë në fuqi si ligj./gazetametro.net

 

 

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë