Një mësuesi i është prerë koka në një lagje në veri-perëndim të kryeqytetit francez, Paris, është thënë në raportimet e mediave, derisa sulmuesi është qëlluar për vdekje.
Viktima në rajonin Conflans-Sainte-Honorine ka qenë mësues, që është thënë se ka shfaqur karikatura të Profetit Muhamed para studentëve të tij.
Prokurorit francez kundër terrorizmit i është kërkuar që të drejtojë hetimet. Sulmi është thënë të ketë ndodhur në orën 17:00 me orën lokale, afër një shkolle.
Ministri i Edukimit, Jean-Michel Blanquer, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Tëitter se vrasja e mësuesit ka qenë sulm ndaj Republikës franceze.
Ai ka thënë se mendimet e tij janë me viktimën dhe familjen e tij dhe se të qenit bashkë është përgjigjja e vetme ndaj “terrorizmit islamik”. Në Parlamentin e Francës, deputetët kanë nderuar viktimën dhe kanë dënuar “sulmin mizor terrorist”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të vizitojë skenën e sulmit gjatë së premtes. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili ka qenë në rrugë drejt Marokut, është duke u kthyer urgjentisht në Paris.
Agjencia e lajmeve, AFP, ka cituar policinë dhe prokurorët të kenë thënë se viktima ka qenë me kokë të prerë.