Loading…

Francë: Personat mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën kundër COVID-19 nga 15 qershori

  • 01/05/2021 | 15:54

Francë: Personat mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën kundër COVID-19 nga 15 qershori

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se të gjithë francezët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën kundër COVID-19 duke filluar nga 15 qershori.


Njoftimi vjen një ditë pasi Macron përshkroi planin e tij për të hequr përfundimisht kufizimet e COVID-19 në të gjithë Francën, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Macron synon që shumica e bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet të rihapen plotësisht më 9 qershor.

Qeveria Franceze është kritikuar ashpër për fillimin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit, por që atëherë ka rritur ashpër përpjekjet në këtë drejtim.

Franca ka arritur që të administroj të paktën 10 milionë doza të para deri në mes të prillit teksa tani synon që 30 milionë njerëz të kenë marrë dozën e tyre të parë deri në mes të qershorit.

Deri të enjten, 14.9 milionë doza të para ishin administruar ndërsa 6.3 milionë njerëz janë inokuluar plotësisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë