Loading…

Frashër Krasniqi e quan kriminel kryeministrin Mustafa

  • 28/12/2016 | 12:25

Frashër Krasniqi e quan kriminel kryeministrin Mustafa

Frashër Krasniqi, nga Levizja Vetëvendosje, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, pasi ky i fundit e quajti Dardan Molliqajn e VV-së “kriminel ordiner”.


E gjithë kjo ka nisur  mbrëmë, kur Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit të vendit Isa Mustafa, në një bisedë në Interaktiv, ka thënë që LDK-ja qëndron prapa deklaratës se sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj është një “kriminel ordiner”.

Ndërsa Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kriminel është shefi i Havollit, Isa Mustafa, të cilit thotë se Havolli i ka ‘shërbyer përunjësisht gjatë gjithë kohës’.

“Kriminel je kur i detyron 100 mijë njerëz me e lëshu Kosovën; kur i pasuron djemtë me paret e shtetit; kur i fal territor shtetit fqinj; kur i jep “Zajednicë” shtetit armik; kur i përgjigjesh me dhunë policore çdo proteste qytetare; kur i bën shefat e krimit presidentë e kryeparlamentarë; kur monton raste e arreston njerëz vetëm pse i ke kundërshtarë politikë; kur i mbushë bordet e institucionet me familjarë e militantë; kur lejon ndërtim të mureve etnike brenda territorit tënd… Krejt këto, e shumë më shumë se kaq, i ka bë Isa Mustafa. Sokol Havolli i ka shërby përunjësisht gjatë gjithë kohës. Dardan Molliqaj e ka kundërshtu pa kompromis, po ashtu gjatë gjithë kohës. Kush janë kriminelët këtu?!”, ka shkruar Krasniqi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë