Loading…

Frashër Krasniqi për Haskukën: Derisa po flet për babën e tij biologjik, duart i drejtohen nga Kurti

  • 12/11/2021 | 14:42

Frashër Krasniqi për Haskukën: Derisa po flet për babën e tij biologjik, duart i drejtohen nga Kurti

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka komentuar një video të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, teksa flet për projektin e rrugës Prizren-Tetovë, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se në këtë video, Haskukën e tradhtojnë gjestet, meqë kur e përmend babën e tij biologjik, bën me duar nga Albin Kurti.

“Kandidati i VV në këtë video, si edhe të gjithë kandidatët e tjerë të kësaj partie, mund të ketë folur këtu për babën e tij biologjik. Por gjestet e tradhtojnë. Kur e përmend babën, duart i drejtohen nga Kurti”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se kjo ka qenë logjika e Vetëvendosjes prej të cilës janë distancuar.

“Kjo ishte prej fillimit logjika e VV-së që ne e denoncuam: baba; profeti; subjekti i historisë… ai që di gjithçka, fjala e të cilit bën mrekulli, na i fiton zgjedhjet gjithkah!”, ka shtuar tutje Krasniqi.

Më poshtë keni postimin e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë