Kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka humbur durimi me lëvizjen majtiste-islamiste në Gjermani ku dhe i akuzoi publikisht dhe emërtoi për atë që janë, antisemitë fashistë, transmeton Gazeta Metro.
Kancelari gjerman ishte në një tubim elektoral të CDU në Ravensburg të premten në mbrëmje ku u pengua disa herë gjatë adresimit nga një protestues pro palestinez aq sa e zemëroi dhe ju përgjigj direkt e mjaft i irrituar.
“Nëse ju që mbani atë pankartë do të dorëzonit armët ky konflikt do të merrte fund brenda 24 orës. Shkaku i vërtetë i luftës është kjo, jo shteti i Izraelit që po lufton për ekzistencën e vet, për të drejtën e të jetuarit të lirë. Ta keni të qartë zonja e zotërinj se qeveria gjermane qëndron krah Izraelit dhe do të bëjë ç’është e mundur për t’u ballafaquar me antisemitizmin kudo në Gjermani dhe të mundësojë hebrenjëve që të jetojnë të lirë” tha Merz i pritur me duartrokitje.
Priceless: Watch how German Chancellor @_FriedrichMerz destroys a “pro-Palestine” protester 👇pic.twitter.com/zbzetTcKNd
— Dr. Eli David (@DrEliDavid) March 7, 2026
Kjo s’është hera e parë që Merz ka dhënë opinionin e tij rreth konfliktit në Gaza dhe ishte shprehur se “Izraeli po kryen punët e pista për të gjithë ne” por kjo ishte një shtrim i çështjes se kauza së e një shtetit të Palestinës është kidnapuar nga forca fashiste si Hamas dhe aleatët e tyre të të majtës ekstreme në Perëndim që synojnë zhdukjen e Izraelit./gazetametro.net