Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisi javën e Kulturës Amerikane në Shqipëri, nismë globale kjo e nisur nga presidenca amerikane në nder të 250 vjetorit të pavarësisë së shtetit amerikan, transmeton Gazeta Metro.
“Kjo është Java e Kulturës Amerikane – dhe po e nisim me të madhe. Po festojmë Freedom 250, nismë globale e Presidentit Donald Trump për të nderuar 250 vjet të pavarësisë amerikane, inovacionit dhe shpirtit të paepur liridashës. Freedom 250 është një ftesë për të gjithë miqtë anekënd botës – përfshi këtu në Shqipëri – për të festuar tregimin Amerikan. Që është edhe tregimi i juaj gjithashtu. I përket secilit që beson në liri, mundësi dhe prosperitet” shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane të premten.
“This is American Culture Week – and we’re going big. We’re celebrating Freedom 250, a global initiative launched by President Donald Trump to honor 250 years of American independence, innovation, and the enduring spirit of freedom. Freedom 250 is an invitation to friends around… pic.twitter.com/5lBQ7nKVTc
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) May 8, 2026
Në plan janë plot aktivitete kulturore në Shqipëri që u njoftuan dhe mbrëmja e nismës kishte argëtim e betejë mes bendesh në ahengun në Tiranë./gazetametro.net