Loading…

Freedom House për lirinë e shtypit, Kosova pjesërisht e lirë

  • 28/04/2017 | 09:40

Freedom House për lirinë e shtypit, Kosova pjesërisht e lirë

Shumica e vendeve të rajonit në raportin e ri të publikuar nga Freedom House, futen në mesin e vendeve si pjesërisht të lira, në lirinë e shtypit, përveç Maqedonisë, që hynë te jo e lirë.


Nërsa Serbia nga vendet e rajonit, llogaritet si vendi që ka bërë më së shumti hapa mbrapa në lirinë e shtypit gjatë vitit të kaluar.

Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thotë se vetëm 13% e popullatës në botë jetojnë në vendet me shtyp të lirë.

Në raportin vjetor të publikuar sot, ky grup joqeveritar, thotë se liria e shtypit ka shënuar rënie në vitin 2016, në pikën më të ulët në më tepër se një dekadë, për shkak të goditjeve kundër mediave të pavarura nga shtetet autoritare dhe për shkak të kërcënimeve të paprecedente ndaj gazetarëve dhe organizatave të mediave në demokracitë madhore.

Në raportin e titulluar, Liria e Shtypit 2017: Horizonti i errët i lirisë së shtypit, shkalla e lirisë së mediave në 199 vende dhe territore klasifikohet në kategoritë “e lirë”, “pjesërisht e lirë” dhe “jo e lirë”.

Kosova radhitet në vendin e 96 të listës, ndërsa klasifikohet në kategorinë e vendeve me shtyp “pjesërisht të lirë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë