Loading…

Frika e serbëve: A po bie Maqedonia në duar të shqiptarëve

  • 31/01/2017 | 13:31

Frika e serbëve: A po bie Maqedonia në duar të shqiptarëve

Afati për formimin e qeverisë së re në Maqedoni ka kaluar në mesnatë të 29 janarit, derisa mandatari dhe ish kryeministri Nikola Gruevski nuk arriti të merret vesh me udhëheqësit e koalicionit shqiptarë, me partinë BDI dhe liderin e saj Ali Ahmeti. Para Maqedonisë tani janë disa opsione, dhe gati të gjitha kërkojnë miratimin e shqiptarëve për formimin e qeverisë.


Një shkrim të gjatë për zhvillimet në Maqedoni e ka nxjerrë edhe gazeta serbe “Blic”. Ajo, nis me përshkrimin se si tani sytë janë kthyer kah presidenti George Ivanov, i cili është dashur që mandatin për krijimin e qeverisë t’ia besojë partisë së dytë më të madhe SDSM, transmeton gazetametro.net.

“Blic shkruan se si Nikola Gruevski kërkon zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në prill, derisa shqiptarët porosisin se ende nuk kanë vendosur për asnjë nga pesë opsionet.

shqiperia-e-madhe

Çka ndodhi?

Deri tani partia qeverisëse VMRO-DPMNE, në krye me Gruevski’n, në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit ka fituar me shumicë të ngushtë duke fituar 51 mandate në krahasim me 49 sa i ka marrë partia opozitare SDSM, e cila udhëhiqet nga Zoran Zaev.

Pasi që për shumicën e thjeshtë në parlamentin maqedonas (Sobranja) duhen 61 mandate, ishte logjike që të negociohet me partitë shqiptare. Prej tyre më së shumti mandate ka fituar BDI – 10, lëvizja BESA ka fituar 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH fitoi 2 mandate.

Pritjet e para ishin: Gruevski do të merret vesh me partnerët e vjetër BDI dhe PDSH, dhe do të vazhdojë të qeverisë me Maqedoninë. Mirëpo partitë shqiptare merren vesh për platformën e përbashkët, dhe refuzojnë të hyjnë në koalicion pa plotësimin e kërkesave të tyre.

Këto kërkesa janë: ndërrimi i Kushtetutës për shkak të futjes së gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, kërkohet përfaqësim i barabartë i shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore dhe pjesëmarrja e tyre në negociata me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, transmeton gazetametro.net.

Me këtë dokument kërkohet edhe debati mbi himnin, flamurin dhe stemën e Maqedonisë, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin dhe barazinë etnike.

“Shqiptarët edhe më herët kanë kërkuar lëshime. Ata e mbajnë paketën kontrolluese, prandaj do të tentojnë që të nxjerrin sa më tepër që është e mundur, duke përfshirë edhe revidimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk iu ka dhënë autonomi, por vetëm e ka përforcuar vetëqeverisjen. Autonomia nacionale nuk iu është dhënë për arsye se do të ishte rrezik, ajo në të vërtet do të ishte një hap para shkëputjes”, ka thënë për “Blic” Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës serbe për regjion.

Në pyetje a do të kërkojnë tani shqiptarët autonomi, Popov përgjigjet:

“Situata në regjion është shumë e brishtë, gjë që tregon edhe bllokimi në të cilën kanë mbetur bisedimet në Bruksel. A do të kërkojë shqiptarët autonomi në perëndim të Maqedonisë, nuk e di. Ajo qe e di është se disa herë ka pasur shkëndija të cilat gati e kanë sjell vendin buzë luftës qytetare, gjë që kemi parë në fillim të dekadës së kaluar, por edhe në Kumanovë. Në Maqedoni aspak nuk është situata zbavitëse”, përfundon Popov./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë