Loading…

Frika për humbje e PDK’së ishte shkaktar i koalicionit PDK-AAK-Nisma

  • 17/05/2017 | 02:18

Frika për humbje e PDK’së ishte shkaktar i koalicionit PDK-AAK-Nisma

Pal Lekaj nga AAK-ja ka thënë se nuk do të mund të përfundonte e para pas marrëveshjes së LDK-së me AKR-në ka bërë që të arrihej koalicioni PDK-AAK-Nisma.


Ai ka thënë se koalicioni i LDK-së me partitë tjera tani nuk mund të vlerësohet si koalicion fitues.

“Sonte në mbrëmje është nënshkruar koalicioni trepalësh PDK-AAK-Nismë, i nominuar për kryeministër është Ramush Haradinaj. Duke parë se gjykata kushtetuese ka thënë që ai që del i pari ka të drejtë të bëjë koalicione pazgjedhure dhe të nominojë kryeministrin, kemi dashur që ta thjeshtësojmë këtë procedurë. Mund të themi që është edhe ajo se frika e PDK-së për humbje nga koalicioni LDK-AKR i bëri që të ofrojnë postin e kryeministrit për Ramush Haradinajn. Është e pamundur që ky koalicion (LDK-AKR) të jetë koalicion i fitore”, tha ai.

“Elektorati është bukur i përafërt dhe nuk do të harxhojmë kohë për t’ua sqaruar, por do të merremi për përafrimin e programeve. Unë është e vërtetë që e kam akuzuar koalicionin e zorit dhe mbes prapa kësaj fjalie. Fare nuk ndërlidhet me Gjykatën Speciale, por ndërlidhet me interesin e qytetarëve dhe të Kosovës”, ka thënë ai.

Këto deklarata ai i dha për KTV’në. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë