Loading…

Frikë nga Mossad, teoritë e përhapura pas eliminimit të Khamenei me shokë: GPS edhe në dhëmbë

  • 03/03/2026 | 15:17

Frikë nga Mossad, teoritë e përhapura pas eliminimit të Khamenei me shokë: GPS edhe në dhëmbë

Brenda ditës Izraeli i dha fund karrierës së gjatë të kryeterroristit  Ali Khameneit, udhëheqës i Republikës Islamike në Iran. Deri në arritjen e planit iu deshën 15 vite investim për lokalizimin që i qojë në ekzekutimin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Përveç “modelit të jetesës” që vazhdimisht ishte nën vëzhgim, janë përhapur teori të shumta, ku në mesin e tyre thuhet se Agjencia e Inteligjencës së Izraelit, Mossad, përdori dentistët ku përmes implantit dentar i vendosur në gojën e Khameneit të vendoste pajisje të fshehur gjurmimi, GPS mola, që kryesisht vendosej në dhëmbin e pasmë.

Implantet dentare të tilla janë të forta dhe qëndrojnë në dhëmb shumë vite ku  çipi fiksuar në to mund të qëndrojë i fshehur pa u vënë re.

Sipas këtyre teorive vendosja e çipit në gojën e liderit terrorist ia ka transmetuar vendndodhjen e tij dhe një pjese të elitës, agjencive të huaja të inteligjencës.

Përveç kësaj Izraeli përdori mjete të Inteligjencës Artificiale, së bashku me algoritmet, për të renditur sasi të mëdha informacioni që u mblodhën rreth udhëheqjes iraniane dhe lëvizjeve të saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë