Loading…

Frikësohej se do sëmurej nga koronavirusi: Burri merr ilaçin e gabuar dhe vdes

  • 25/03/2020 | 09:31

Frikësohej se do sëmurej nga koronavirusi: Burri merr ilaçin e gabuar dhe vdes

Një burrë ka vdekur në SH.B.A. pasi thuhet se kishte marrë një ilaç të gabuar, në vend të ilaçit që kishte propozuar Presidenti amerikan Donald Trump, duke e parë si një trajtim të duhur ndaj koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Ai thuhet se ka marrë një ilaç që shërben për trajtim të parazitëve tek peshqit me një emër kimik të ngjashëm.

Trump propozoi këtë ilaçin që ishte përdorur për trajtimin e malariës, duke thënë se mund të jetë arma kryesore në luftën kundër COVID-19.

Kështu që çifti pasi shikuan konferencën, panë se kishin një të ‘’ngjashëm’’ në shtëpi.

‘’E pashë të vendosur në dollapin e pasmë dhe mendova: A nuk është ky ilaç për të cilin po flasin në TV?’’, tha gruaja e të ndjerit.

‘’Ne kishim frikë që do sëmureshim’’, tha ajo, pasi të dy rrezikoheshin për koronavirus.

Ata përzien produktin me ujë. Por brenda 20 minutave të dy kishin marramendje, temperaturë, dhe kishin pirë gabimisht fosfat klorokuine që është një formë jo mjekuese  dhe shumë toksike.

‘’Fillova të vjell. Burri im kishte probleme me frymëmarrje dhe më mbante dorën’’, tha ajo.

Derisa ishin rrugës për në spital burri i saj vdiq.

Presidenti Trump është kritikuar për lavdërimin e klorokinës për trajtimin e COVID-19, madje edhe këshilltarët e tij kishin thënë se efekti i saj mund të jetë vetëm anekdotë.

Javën e kaluar Trump tha se kloroku “mund të funksionojë, mund të mos funksionojë” por që ai “u ndje mirë” për këtë dhe qeveria amerikane ka porositur “miliona njësi” të këtij ilaçi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë