Loading…

Fshati i Prishtinës me vetëm një familje

  • 18/06/2021 | 11:22

Fshati i Prishtinës me vetëm një familje

Fshati Kukavicë i Prishtinës është braktisur nga pothuajse të gjithë banorët, ku në këtë fshat ka mbetur vetëm një familje.


Amir Latifi, banor i këtij fshati, ka treguar se të gjithë kanë braktisur fshatin dhe vetëm familja e tij ka mbetur, transmeton Telegrafi.

Ai ka treguar se jeton në fshat se bashku me gjashtë anëtarët tjerë të familjes.

Latifi ka bërë të ditur se në fshat merret me bagëti, dhe e punon tokën së bashku me gruan e tij.

“Me mëngjes e bëjë gati ujin për kafshët, edhe tokën e punojmë se bashku me bashkëshorten. Të gjithë e kanë lanë fshatin, vetëm unë me familje jemi këtu. Më herët ka qenë më mirë, edhe dasmat kanë qenë të mira”, deklaroi ai për RTV Dukagjini.

Latifi theksoi se fermën e kanë që 13 vite, dhe se tashmë kushtet janë më të mira.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë