Loading…

Fshati Lin: Gadishulli i vogël në brigjet e Ohrit

  • 13/07/2019 | 20:30

Fshati Lin: Gadishulli i vogël në brigjet e Ohrit

Lini është një ndër fshatrat më interesant të Shqipërisë. Ai konsiderohet si një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 22 kilometra larg nga qyteti i Pogradecit, shkruan Gazeta Metro.


Për këtë verë, u rekomandojmë të mos humbisni magjinë e këtij fshati me shtëpi shumë të vogla të ndërtuara buzë ujit e rrugica të ngushta me gurë të vegjël.

Në pjesën më të madhe të këtyre shtëpive, sidomos natën, dëgjohet llokoçitja e valëve të liqenit, lopatat e varkëtarëve dhe zëri i pulëbardhave.

Rreth këtij vendi, ka gojëdhëna që thonë se dikur gadishulli i Linit ka qenë ishull i rrethuar nga uji. Veç mozaikut sipër në kodër, në jug të Linit, afër buzës ujit, në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite, që dëshmojnë për një vendbanim të tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës. Që në atë kohë u quajt Lin.

Pavarësisht investimeve të vogla që janë bërë në këtë fshat, bukuria natyrore që ka e bën atë një prej vendeve që duhet të vizitohet patjetër, gjatë qëndrimit në Shqipëri./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë