Dënimi i ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku nga PDK’ja i ka hapur rrugë kësaj komune drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të parin e vendit.
Sot qytetarët e Drenasit po shkojnë drejt kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësin e tyre të ri, i cili do të drejtojë Drenasin deri në nëntorin e vitit të ardhshëm.
Ajo çka mund të shihet si e veçantë e këtyre zgjedhjeve është fshati Gllanasellë.
Tre nga kandidatët që janë në këtë garë vijnë nga ky fshat. Ramiz Lladrovci nga PDK’ja, Bedri Nika nga LDK’ja, si dhe Vehbi Berisha nga partia Fjala janë me prejardhje nga ky fshat i Drenasit.
Lladrovci, Nika edhe Berisha pritet të votojnë në shkollën “Xhevë Lladrovci” në fshatin Gllanasellë. Dy të parët në orën 11:00 ndërsa Berisha në orën 11:30./gazetametro.net