Pamjet të rralla nga ajri tregojnë një fshat misterioz në Kinë ku banorët prej qindra vjetësh jetojnë në banesa me oborre nëntokësore, trasnmeton Gazeta Metro.
Fshati mbi 4 mijë vjeçar, që gjendet në provincën Henan të Kinës, përbëhet nga rreth 10 mijë shtëpi.
Aktualisht aty banojnë rreth 3 mijë vetë duke qenë se pjesa tjetër kanë preferuar të transferohen në shtëpi më moderne. Banorët e sotëm të këtij fshati quhen Yaodongs dhe jetojnë aty brez pas brezi prej më shumë se 200 vjetësh./gazetametro.net