Loading…

Fshati shqiptar, pjesa më e bukur e Stambollit (Foto)

  • 30/11/2016 | 18:39

Fshati shqiptar, pjesa më e bukur e Stambollit (Foto)

Fshati shqiptar apo Arnavutköy është një lagje në Stamboll e vendosur mes Ortakoy dhe Bebek-ut në pjesën bregdetare të ngushticës së Bosforit.


Shqiptarët në Turqi  përbëjnë një komunitet prej rreth 500 mijë deri 1.3 milionë banorësh, ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë. Si pasojë e dokrinës së shenjtë serbe dhe si pasojë e migrimit shqiptar gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarëve kanë marr shtetësinë turke pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar atje, transmeton gazetametro.net

Por, përkundër të dhënave që nuk dihen për shqiptarët që jetojnë në Turqi, “Fshati shqiptar” nuk gëzon fatin e njejtë me humbjen e gjurmëve si pjesët tjera, sepse Arnavutköy-it  ia kanë vënë emrin disa ushtarë shqiptarë që kanë luftuar përkrahë Sulltan Mehmetit në vitin 1468  në betejën për çlirmin e Stambollit.

Arnavoutkoy që në shqip përkthehet “Fshati shqiptar”përbëhet me shumicë nga popullsia shqiptare, dhe është njëra ndër lagjet më të bukura të kryeytetit turk.

Ato çka e shquajnë këtë lagje janë pyjet e bukura që ka brenda saj, pemishtet dhe kopshtet më të bukura që janë ndërtuar në të kaluarën dhe i japin Bosforit një pamje piktoreske.

“Fshati shqiptar” njihet gjithashtu si qendra e cila i ka rezistuar historisë duke e mbrojtur identitetin e saj arkitekonik. Shtëpitë e drurit rreth bregu të detit i japin vizitorëve të Arnavutköy-it një leksion të së bukurës të kryeqytetit osman.
41c9515fa4ee4c4cccce296483ab242c

Në Arnavutköy kanë zënë rrënjë edhe grekët, që nga viti 1887 pas djegies që i është bërë kësaj pjese të Stambollit, mirëpo populli grek nuk e solli stilin e jetesës të grekëve të Athinës aty, por preferuan të mos e humbasin imazhin e bukur të trashëguar nga shqiptarët, dhe jetuan sipas stilit të Perandorisë Osmane, siç bënë të gjithë të tjerët atje, duke përfshirë edhe shqiptarët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë