Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka vazhduar takimet me qytetarë.
E gjatë ditës së sotme, Tolaj është mirëpritur nga banorët e fshatit Nivokaz të Gjakovës.
Nga aty, Tolaj ka marrë përkrahje për zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa përkrahje i kanë dhënë edhe Ramush Haradinajt për postin e presidentit.
“Jam munduar që gjatë mandatit të kaluar t’i propozoj shumë tema të rëndësishme. Gjatë mandatit sa ka qenë AAK-ja pjesë e Qeverisë, me iniciativen time rezoluta per kancerin e gjirit, është amandamentuar me propozimin që rastet me kancer të trajtohen në Spitalin e Pejës, ku pjesë e saj është edhe regjioni i Gjakovës. Aty janë blerë edhe aparatura të rëndësishme për këtë sëmundje”, ka thënë Tolaj.
E në anën tjetër banorët e Nivokazit, i premtuan Tolajt që për këto zgjedhje votat e tyre të shkojnë për të.
Pas Nivokazit, Tolaj ka vazhduar takime me qytetarë të fshatit Skivjan, ku u prit ngrohtësisht nga ta.
Banorët e Skivjanit, falënderuan Tolajn për kontributin e dhënë gjatë mandatit të kaluar si deputet.
Para tyre, Tolaj tha se lista e AAK-së e pasur me kuadro prodesional, ku qytetarët kanë mundësi t’i zgjedhin pesë prej tyre.
“Besoj se për këto vite të mandatit tim si deputet kemi bërë punë që janë në të mirë të qytetarëve. Ne garojm të vetëm, dhe në kuadër të listës së AAK-së, ka kuadro të fushave të caktuara, e që e keni më lehtë t’i zgjidhni kandidatët më të mirë. Nuk jemi paraqitur si lakmitarë që ta kërkojmë edhe postin e kryeministrit. Ne e kemi një kauzë që president i vendit të zgjidhet Ramush Haradinaj”, ka thënë Tolaj para qytetarëve të Skivjanit.