Loading…
Fshehu 40 mijë euro në furrë, e fejuara ia djeg duke pjekur ëmbësirën 
  • 21/04/2019 | 00:13

Fshehu 40 mijë euro në furrë, e fejuara ia djeg duke pjekur ëmbësirën 

Kur ju shmangni taksat, një nga problemet është pastrimi i parave, me saktesisht fshehja e tyre. Një sipërmarrës nga Italia mendonte se kishte gjetur vendin e përkohshëm për të fshehur 40 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.


Burri, Alberto Vazzoler, i kishte futur kartëmonedhat në furrë, por kur gruaja bëri një ëmbëlsirë strudel i dogji.

Ngjara e pazakontë ka ndodhur në vitin 2016, por tani është bërë e ditur sepse Vazzoler është i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.

Shumën prej 40 mijë eurosh i dogji Silvia Moro, e bashkë-akuzuar, si i fejuari i saj, sipërmarrës. Ajo është përgjuar duke i thënë në telefon motrën e saj se nuk i pa paratë kur e vuri ëmbëlsirën në furrë.

Për Guardia di Finanza pati dyshime se Vazzoleri kishte sasi të mëdha të parave cash në shtëpi dhe donte t’i fshehte për të parandaluar zbulimin e tij në ndonjë fushatë hetimore. Në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017. Ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë