Loading…

FSHF falenderon nga zemra tifozët: Jeni të mrekullueshëm, nuk e braktisni kurrë ekipin Kombëtar

  • 11/09/2019 | 15:05

FSHF falenderon nga zemra tifozët: Jeni të mrekullueshëm, nuk e braktisni kurrë ekipin Kombëtar

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore tejet të rëndësishme për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në ‘Euro 2020’, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë(e martë) në ‘Elbasan Arena’, Shqipëri zhvilloi një ndeshje fantastike dhe shënoi fitore ndaj Islandës 4-2. Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi shënuan në fitoren e ‘kuqezinjëve’.

Pavarësisht se u tha se Shqipëria në një mënyrë po bojkotohet nga tifozët, kjo nuk rezultoi e vërtetë. Pjesa më e madhe e stadiumit ishte mbushur dhe tifozët gjendeshin sërish aty, për të mbështetur Kombëtaren edhe në këto momente të vështira.

Federata Shqiptare e Futbollit ka falenderuar tifozët që ishin të pranishëm dhe nuk e braktisen Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.

Postimi i FSHF’së në faqen e tyre zyrtare:

“Faleminderit nga zemra!
Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët kuqezi, dëshirojnë të falenderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar, që nuk kanë hezituar kurrë të bëjnë me mijëra kilometra për fanellën e shenjtë kuqezi dhe kanë qënë pranë skuadrës në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Ky binom, tifozë-lojtarë, na ka treguar edhe më parë se është binomi fitues. Sëbashku kemi treguar se kur jemi të bashkuar mund të arrijmë rezultate që për shumë dukeshin utopike, duke bërë bërë të pamundurën të mundur.
Ëndrra vazhdon, sëbashku mund të shkojmë shumë larg!” – thuhet në postimin e FSHF’së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë