Loading…

Fshihte kanabis në vende intime që t’ia dërgonte burrit në qeli: pezullohen 8 punonjës të burgut në Fushë Krujë

  • 03/11/2019 | 17:28

Fshihte kanabis në vende intime që t’ia dërgonte burrit në qeli: pezullohen 8 punonjës të burgut në Fushë Krujë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka pezulluar nga detyra tetë punonjës për shkak se është zbuluar një skemë e futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës, transmeton Gazeta Metro.


Sipas një burimi nga drejtoria e Burgjeve, Shkëndije Rama ishte personi i dyshuar që fuste lëndën narkotike në burg duke ia dërguar burrit të saj të dënuar pashtu për kanabis, Isuf Rama.

Bëhet e ditur se gruaja e fshihte lëndën narkotike të dyshuar për kanabis, në vendet intime për të lehtësuar kështu kalimin.

Siç raporton “Report Tv”, masat e ndërmarra nga Burgjet pas zbulimit të këtij rasti fillimisht ishte pezullimi i dy punonjësve që dyshohet se nuk kanë ushtruar kontroll të mjaftueshme, e më pas u pezulluan edhe gjashtë efektivë në regjimin e brendshëm.

Ndërsa, gruaja e dyshuar ndodhet në arrest shtëpiak, kurse burrit të saj tashmë i duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë dhe proces. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë