Loading…

FSK institucioni më i besueshëm në vend

  • 27/12/2016 | 15:44

FSK institucioni më i besueshëm në vend

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme në Kosovë. Ka pesë vite rresht që këtë insitucion e nxjerrin të parin hulumtimet e Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED).

Mentor Agani nga KIPRED, duke prezantuar rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me besimin sa i për ketë çështjeve të sigurisë, tha se qytetarët e anketuar në muajin dhjetor 2016, kanë pasur mundësi që nivelin e besimit që e kanë në institucionet apo krerët institucionalë ta shprehin me numra.

“Sa i përket besimit të përgjithshëm gjatë muajve të fundit të qytetarëve të Kosovës, del se FSK e gëzon besimin më të madh të qytetarëve me 3.89 për qind, si dhe ka pasur një rritje të vazhdueshme nga qytetarët e Kosovës, pastaj vjen Policia e Kosovës me 3.81 për qind të respodentëve të anketuar”, ka thënë Agani./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë