Loading…

FSK kursen 7 milionë euro

  • 29/12/2016 | 12:22

FSK kursen 7 milionë euro

Ministri i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në konferencën e fundvitit është krenuar se kanë arritur të përmbushin bazën ligjore ashtu edhe objektivat tjera për transformimin nga FSK-së në FAK.

Derisa ministri ka folur për sukseset e këtij institucioni ka theksuar se për të pestën herë radhazi FSK është përzgjedhur si institucioni më i besueshëm.

Në këtë konferencë u fol për bashkëpunimin ndërkombëtarë, fuqizimin e sistemit të kontrollit, marrëveshjet bilaterale, pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së nëpër ushtrime ushtarake, trajnime e seminare të ndryshme etj.

Ai gjithashtu ka thënë së FSK këtë vit arriti të kursejë buxhetin e Kosovës në shërbime dhe mallra në rreth 7 milionë deri sa kjo shifër dy vite më parë ishte mbi 9 milionë euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë