Loading…

FSK nderon Jasharajt dhe UÇK’në (Foto/Video)

  • 28/11/2016 | 10:40

FSK nderon Jasharajt dhe UÇK’në (Foto/Video)

Në shënim të Ditës së Flamurit, dhe ditëlindjes së Komandatit Adem Jashari, Ministri i FSK-së Haki Demolli bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz.

Me rastin e kësaj feste, Ministri Demolli ka thënë se falë veprës dhe sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes së tij, e të të gjithë dëshmorëve të rënë, sot mund të kremtohen të gjitha festat në liri.

aa

“Me rastin e sakrificës jashtëzakonisht të madhe të familjes Jasharaj, ne sot mund të festojmë, festat familjare, festat shtetërore. Prandaj për nder të kësaj dite, Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, Lavdi veprës së UÇK-së”.

Prekazin edhe sot, si në çdo 28 nëntor në tjetër në 17 vitet e fundit, përveç personaliteteve nga jeta publike institucionale e vizitojnë edhe qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë