Loading…

FSK një hap afër transformimit në ushtri

  • 13/12/2016 | 15:17

FSK një hap afër transformimit në ushtri

Kryeministri Isa Mustafa gjatë qëndrimit të tij në Gjilan ka vizituar edhe Batalionin e Parë të Frocës së Sigurisë.

Bashkë me kryeministrin në Gjilan ishte edhe ministri Haki Demolli i cili pas takimit tha se e informoi kryeministrin për të arriturat e FSK-së për këtë vit.

Demolli gjithashtu tha se përgjigja pozitive nga NATO hap rrugën për intensifikimin e marrëveshjes së FSK-së dhe NATO-s.

“Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një hap më tutje në përgatitjen e FSK-së, për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë