Loading…

FSK publikon pamje nga operacioni për nxjerren e dy trupave të pajetë në minierën e Artanës

  • 03/06/2020 | 10:19

FSK publikon pamje nga operacioni për nxjerren e dy trupave të pajetë në minierën e Artanës

Pas shumë orësh pune që nga shembja e dheut në Minierën e Artanës , ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy minatorëve që vdiqën gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur disa orë për shkak të specifikave të punës.

Në operacion kanë marrë pjesë FSK’ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, njësitet e Kërkim-Shpëtimit të Minierave, si dhe institucione tjera të Sigurisë.

Trupat e pa jetë i janë dorëzuar institutit të mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë