Loading…

FSK’ja javën tjetër bëhet ushtri

  • 08/03/2017 | 08:55

FSK’ja javën tjetër bëhet ushtri

Shqiptarë, serbë, boshnjakë, ashkali, kroatë, egjiptianë, goranë, romë, turq, maqedonas e gjerman, do ta përbëjnë ushtrinë e Kosovës, e cila pritet të votohet javën tjetër në Kuvend, ndonëse emri që e ka tani nuk do të ndërrohet.


Dje ndërkohë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar dje në Parlamentin e Kosovës Projektligjin për ndryshimin e misionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga një forcë civile në një forcë me përgjegjësi mbrojtëse e ushtarake.

Ky ligj pritet të votohet nga ligjvënësit javën tjetër, pasi që po përkrahet edhe nga opozita në Kuvend.

FSK-ja, transformimi i së cilës po kundërshtohet nga deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës, nuk refuzohet nga të gjithë qytetarët serbë të cilët jetojnë në Kosovë. Pjesë e kësaj Force, sipas statistikave që ka siguruar Zëri, janë 45 serbë.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, po ashtu ka bërë të ditur për “Zërin” se pjesë e FSK-së janë edhe 30 pjesëtarë të komunitetit ashkali, 43 boshnjakë, 3 kroatë, 14 egjiptianë, 2 goranë, 2 romë, 49 pjesëtarë të komunitetit turk, 1 i komunitetit maqedonas dhe 1 gjerman.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë