Loading…

FSSHK mesazh Kurtit për projektbuxhetin e vitit 2022: Ne nuk bëjmë pazare politike, na merrni seriozisht

  • 29/10/2021 | 16:31

FSSHK mesazh Kurtit për projektbuxhetin e vitit 2022: Ne nuk bëjmë pazare politike, na merrni seriozisht

Qeveria e Kosovës do të mblidhet në ora 17:00 për të miratuar projektbuxhetin e vitit 2022, siç edhe njoftoi paraditen e kësaj të premte kryeministri, Albin Kurti.


Me këtë rast ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, duke kërkuar që të përfshihen në ligjin e pagave në projektbuxhetin e vitit 2022.

“I nderuari Z. Kryeministër Kurti, duke qenë se sot në rend të ditës në mbledhje të Qeverisë keni miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2022 kërkojmë nga ana Juaj që në këtë Projektligj të parashihet edhe buxheti i paraparë në Ligjin e Pagave i cili Projektligj bazuar në Planin Legjislativ për vitin 2021 është dashur të kalojë në Qeveri sot me datë 29.10.2021. Mos përfshirja në buxhet e këtij Projektligji do të rëndon edhe më shumë situatën e krijuar tek punëtorët shëndetësor të cilët tashmë po ndihen të fyer e ofenduar me trajtimin të cilin po ia bën kjo Qeveri. I nderuari z. Kryeministër, punëtorët shëndetësorë të lodhur e të stërngarkuar me punë sidomos gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 kanë dëshmuar përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore duke mos e kursyer as jetën e tyre”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se “Po ju rikutojmë se mosha mesatare e profesionistëve shëndetësor është rreth 53.7 vjeç, kërkesa për migrim jashtë vendit për punë të dinjitetshme çdo ditë po shtohet me të po pakësohet edhe numri i mjekëve dhe infermierëve pranë institucioneve publike, prandaj reagimi sindikal në këtë rast është i pashmangshëm. I nderuari Z. Kryeministër, ne nuk bëjmë pazare politike por veprojmë me masa sindikale andaj merrni me seriozitet Projektligjin e Pagave dhe përfshirjen e tij në Projektbuxhetin e vitit 2022 sepse veprimet radikale sindikale dhe pasojat mbi to do të rëndojnë në supet tuaja”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë