Ish-deputetja nga radhët e VV’së, Aida Dërguti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas ftesës për takim me partitë opozitare, shkruan Gazeta Metro.
Dërguti tha se njëherë kryeministri i poshtëronte dhe disiplinonte opozitën me video dhe në fund të thërret në takim.
Tutje ajo ka shtuar se pushteti kështu e dëshiron opozitën “të fyer e të poshtëruar”.
“Njëherë i poshtëron dhe disiplinon me video, në fund i thërret në takim. Kështu e do pushteti opozitën, të poshtëruar e të fyer. Unifikim përmes nënshtrimit”, ka shkruar Dërguti në Facebook.
Duhet theksuar se Kurti pas takimit që ka pasur me Eskobarin, ka ftuar liderët e opozitës në takim.
Deri më tani AAK i është përgjigjur pozitivisht./gazetametro.net