Loading…

Ftohtë akull në Bruksel: Vucic foli para takimit me Kurtin, s’besoj por shpresoj për një zgjidhje dosido tha

  • 18/08/2022 | 12:32

Ftohtë akull në Bruksel: Vucic foli para takimit me Kurtin, s’besoj por shpresoj për një zgjidhje dosido tha

Në fotografitë dhe xhirimet e publikuara përpos fast-food ndoshta si një indikator se nuk kanë kohë për dreka, u vërejt edhe një atmosferë e ftohtë në takim mes palëve. Pas takimit me kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, presidenti serb Vucic shfrytëzoi rastin të luante ca liderin e viktimizuar, transmeton Gazeta Metro.


Dita nisi me takime në mes të Borrell që kishte ftuar në takim liderët e dy palëve me një përpjekje të sforcuar për t’u dukur të rreptë. Deri tani ndërmjetësit nuk kanë mbështetje në të kaluarën për këtë qasje.

Borrel tha pas takimit me të dy liderët ndaras se pret që ata të jenë të hapur e të përafrojnë qëndrimet rreth çështjeve.

Presidenti serb Vucic në anën tjetër pas takimit vazhdoi me avazin e vet të sa kohe se paska qenë i hapur për zgjidhje por pala tjetër është e paarsyeshme.

“Fillim i bisedimeve për probleme thelbësore në Kosovë e Metohi. Shpresoj për një zgjidhje dosido, megjithëse nuk besoj aspak” ka shkruar Vucic në konton e tij në Instagram.

Emisari i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak, mbrëmjen e të mërkurës kishte deklaruar se pret një ujdi nesër, jo atë finale natyrisht tha, pasi do të ishte naive të shpresonin një gjë të tillë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë