Loading…

Fundi i hidhur i ‘Messit korean’

  • 26/11/2021 | 08:08

Fundi i hidhur i ‘Messit korean’

Lee Seung-Woo është një futbollist korean që konsiderohej pasardhësi i Leo Messit tashmë po përballet me një fund të hidhur, shkruan Gazeta Metro.


Koreano-jugori u rrit në ekipet zinxhir të Barcelonës dhe nga specialistët parashikohej një e ardhme e ndritur për të.

Nga stili i tij i lojës, shumë i ngjashëm me atë të argjentinasit, menjëherë nisën krahasimet dhe Lee nisi të quhej “Messi korean”.

Në mars të vitit 2016, ai debutoi me Barcelonën B, ndërkohë që ishte figura kryesore e Botërorit U-20 që u organizua në vendlindjen e tij. Një vit më vonë, u aktivizua nga ekipi i parë i Koresë së Jugut dhe madje u grumbullua për Botërorin e vitit 2018.

Por, aty u pa se nuk kishte nivelin e duhur. Barcelona e shiti te Verona, por edhe në Itali nuk shfaqi atë që duhej për Serinë A. Pasi ekipi zbriti në Serinë B, Lee përfundoi në Belgjikë, te modestët e Saint-Truiden. Aty luajti shumë pak, u huazua te Portimonense në Portugali, për t’u kthyer sërish në Belgjikë.

Që nga kthimi, nuk ka luajtur asnjë minutë, derisa këtë javë klubi vendosi që t’i prishë kontratën.

Vetëm 23 vjeç, talenti koreano-jugor, që mendohej se mund të zëvendësonte një ditë Leo Messin te katalanasit, tashmë e sheh veten pa skuadër dhe pa ndonjë perspektivë të madhe./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë