Loading…

Fundi i maratonës në Ohër: Escobar largohet nga salla e takimeve

  • 18/03/2023 | 22:28

Fundi i maratonës në Ohër: Escobar largohet nga salla e takimeve

Pas përfundimit të takimit trepalësh në Ohër, mes Albin Kurtit, Aleksandar Vucic dhe ndërmjetësuesve europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, i pari që u largua ishte emisari i posaçëm i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton Gazeta Metro.


Në videon e T7 e cila po përcjellë këtë takim shihet se si Escobar del nga sallat e takimeve. Ai shihet së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

 

Në këtë takim gati 12 orësh që u ndërmjetësua nga zyrtarët europianë, ishte në agjendë plani i zbatimit të propozimit europian për normalizimin e raporteve.

Pas pak pritet të dalë në konferencë për media Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe të jap detaje më të hollësishme.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vucic, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit europianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.

Në pauzën e parë, ndërhyrje pati edhe emisari amerikan Gabriel Escobar, ku pati takime të veçanta me Kurtin dhe Vucicin.

Sipas burimeve të Gazeta Metro shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka anuluar fluturimin drejt Brukselit. /gazetametro.net

Përfundon takimi në Ohër: Borrell pas pak del në konferencë për media

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë