Loading…
Fundjava me diell, nga java e ardhshme ndryshon moti prapë
  • 16/03/2019 | 08:07

Fundjava me diell, nga java e ardhshme ndryshon moti prapë

Fundjava me mot të ngrohtë dhe me diell. Nga mesi i javës së ardhshme reshje shiu dhe rënie e temperaturave, transmeton Gazeta Metro.


Në ditët e fundjavës fusha anticiklonike me masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot stabil, të ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Mot stabil dhe kryesisht me diell do të mbajë edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë një front i ftohtë pritet të kaloj mbi rajon, ku do të sjellë vransira dhe mundësi për të reshura shiu, si dhe rënie të temperaturave.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave të mira dhe mesatare, të shtunën herët në mëngjes mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

16.03 – Butë, pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje kthjellime.
17.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.
18.03-19.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
20.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C. Ditën e mërkurë pritet të zbresin deri në 10C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 4-11m/s..Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë