Loading…
Fundjava me diell: Vlora mbushet me turistë nga Kosova
  • 18/02/2019 | 14:03

Fundjava me diell: Vlora mbushet me turistë nga Kosova

Vlora priti këtë fundjavë vizitorët e parë nga Kosova, të cilët vizituan destinacionet kryesore turistike të qytetit bregdetar.


Bashkia e Vlorës bën të ditur se “120 turistë nga Kosova vizituan Vlorën duke shijuar këto ditë të ngrohta me diell. Ata vizituan destinacionet kryesore si Ishullin e Sazanit, Karaburunin, Kalanë e Kaninës, Manastirin e Zvërnecit dhe së fundmi godinën e bashkisë së Vlorës”.

Gjatë vizitave të tyre në pikat turistike të qytetit ata u njohën me trashëgiminë kulturore dhe historike të Vlorës.

Ndërsa një ditë të bukur kaluan edhe në ishullin e Sazanit dhe Karaburunit, ku u mahnitën nga bukuria që natyra i ka falur kësaj zone.

Qyteti i Vlorës gjatë sezonit të kaluar turistik u kthye në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë