Loading…

Fundjavë me temperatura ekstrem të larta

  • 21/07/2017 | 18:04

Fundjavë me temperatura ekstrem të larta

Moti në këtë fundjavë parashihet të jetë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Të shtunën në orët e pasdites priten edhe mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë, parashikon faqja Prishtina Weather.


Ndërsa të hënën do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe pjesërisht i vranët, ndërsa nga Europa qëndrore fusha jostabile të ulëta barike do të fillojnë depërtojnë mbi rajon duke sjellur rënie të temperaturave dhe mundësi për të reshura lokale shiu të martën dhe mërkurën.

Në fundjavë dhe të hënën temperaturat maksimale do të rriten deri në 35C, vende-vende në Dukagjin edhe deri në 36C, ndërsa minimalet do të sillen nga 15C deri në 17C.

Nga mesi i javës së ardhshme temperaturat maksimale do të zbresin deri në 25C.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë