Loading…

Fuqitë e mëdha takohen për dialogun Kosovë-Serbi

  • 09/05/2018 | 21:29

Fuqitë e mëdha takohen për dialogun Kosovë-Serbi

xDrejtorët politikë për Ballkanin Perëndimor të 4 shteteve të fuqishme europian dhe përfaqësuesi i SHBA’ve janë takuar në Washington, për konsultime para nisjes së dialogut Kosovë Serbi.

Gazeta Express shkruan se shtetet perëndimore ShBA, Britania e Madhe, Franca, Italia e Gjermania janë mbledhur në Washington për të zhvilluar konsultime rreth dialogut Kosovë- Serbi, për fazën finale të këtij procesi.

Një burim i ka thënë Gazetës Express se aktualisht në kryeqytetin amerikan, Washington, janë mbledhur përfaqësuesit e 5 shteteve me të fuqishme perëndimore për të zhvilluar konsultime për bisedimet Kosovë-Serbi.

Në këto konsultime europianët po përfaqësohen në nivel të drejtorëve politikë për Ballkanin ndërkohë pala amerikane me përfaqësuesin e rangut të njëjtë në State Departament

“Drejtorët Politikë për Ballkanin Perëndimor të UK, Gjermanisë, Francës dhe Italisë ndodhen tashmë në Washington përkonsulta lidhur me dialogun Kosovë – Serbi”, ka bërë të ditur burimi.

Aktualisht dialogu Kosovë-Serbi është duke u zhvilluar në nivel të Presidentëve nën ombrellën e BE’së. Faza finale pritet të nis shpejt edhe pse nuk dihet saktë se kur.

Por besohet se kësaj here pritet të jetë një proces intensiv që do të cojë në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Sipas Presidentit të Serbisë ky proces pritet të mbyllet më së largu brenda një viti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë