Loading…

Furnizimi me energji elektrike për festat e fundvitit

  • 31/12/2021 | 13:03

Furnizimi me energji elektrike për festat e fundvitit

KEDS/KESCO njoftojnë të gjithë konsumatorët që është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndërrimit të motmoteve. Sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike.


Për të evituar secilën të papritur në rrjetin elektrik, KEDS ka mobilizuar qindra punëtorë anekënd Kosovës në mënyrë që të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme. Fatkeqësisht, në disa vendbanime siç është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërprerje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajt, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit.

KEDS në këto raste kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive. Kjo do të evitonte mbingarkesat eventuale dhe do të minimizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është çdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive. Gëzuar 2022!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë