Loading…

‘Furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria’: Hoti pyet për 40 milionë eurot që Kurti ia ndau KOSTT

  • 10/08/2022 | 14:56

‘Furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria’: Hoti pyet për 40 milionë eurot që Kurti ia ndau KOSTT

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, thotë se menaxhimi i sektorit të energjisë nga ana e qeverisë është kaotik, pas ndarjes së 40 milionë eurove për KOSTT-in.


Hoti ka thënë se gjendja në sektorin e energjisë është tepër e vështirë pasi qeveria s’merr vendime adekuate raporton Express.

“40 milionë euro për KOSTT-in?! Me çfarë plani ndahen këto mjete? A duhet ky vendim të sillet në Kuvend siç u veprua vitin e kaluar?!  Fatkeqësisht, po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sektorit të energjisë në përgjithësi dhe i krizës në veçanti nga ana e Qeverisë është kaotik. Në mungesë të vendimeve adekuate, sot i gjithë sektori energjetik është në situatë tepër të vështirë”, ka shkruar Hoti.

Ish-kryeministri Hoti tutje është shprehur se furnizimi stabil me energji sigurohet vetëm me ndërtimin e kapaciteteve të reja furnizuese.

“Në afat të gjatë, furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit. Furnizimi stabil afatgjatë sigurohet me ndërtim të kapaciteteve të reja, të cilat mund të jenë me qymyr ose me gaz. Alternativa me gaz ka qenë e gatshme në qeverinë e kaluar, por fatkeqësisht u injorua për motive që i dinë ata që e injoruan atë alternativë”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë