Loading…

‘Fusha e Mëllenjave’ gati për xhirime

  • 09/02/2017 | 11:47

‘Fusha e Mëllenjave’ gati për xhirime

Ky film është i regjisores dhe skenaristes Arzana Kraja, me producent Besnik Krapi e kanë bërë të ditur se xhirimet e filmi do të nisin me 11 mars.


“Tashmë duket se ky film ka mbledhur të gjitha forcat për të nisur me xhirime më 11 mars të këtij viti. Për të treguar më shumë në lidhje me procesin e këtij projekti, për aktorët se cilët do të luajnë dhe vendet e xhirimeve” ka thënë producenti Besnik Krapi, për KultPlus

Projekti filmik “Fusha e Mëllenjave” është projekt i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2014-të, dhe  tashmë është koproduksion në mes të Kosovës, Anglisë dhe Shqipërisë.

Në lisën e aktorëve të filmit “Fusha e Mëllenjave” do të jenë: Shkumbin Istrefi me rol kryesor, Irena Cahani, Çun Lajçi, Shengyl Ismajli, Xhevat Qorraj, Astrit Kabashi, Donat Qosja, Melihate Qena, Abdinaser Beka, Ilire Vinca, Doresa Rexha, Adem Karaga… Ndërsa pjesë tjetër e ekipës përbëhet nga: Besnik Krapi, Harvey Ascott, Gerta Qurku (producente), James Rhodes (drejtor fotografie), Sarah Pęczek (montazhere), Trimor Dhomi (kompozitor), Vesa Kraja (art director, kostumografe), Blendina Xhema dhe Burim Arifi (skenograf) dhe Liridon Cahani (menaxher produksioni). /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë