Loading…

Fushatë linçuese nga militantët e VV’së: Hyni, like e share, fyeni e shani LDK’në

  • 26/03/2020 | 15:42

Fushatë linçuese nga militantët e VV’së: Hyni, like e share, fyeni e shani LDK’në

Militantët e Vetëvendosjes po fillojnë me metodën e njëjtë dhe organizimet nëpër rrjetet sociale për ta linçuar këdo që flet kundër Lëvizjes Vetëvendosje, apo liderit të tyre, Albin Kurti.

Së fundmi ata janë organizuar që të përkujdesen ndaj një fushate ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, lexuesit e Gazeta Metro kanë dërguar mesazhin e militantëve të VV’së që po ju dërgojnë të tjerëve.

Në këtë mesazh që mund ta lexoni më poshtë shkruan që të hyjnë dhe t’i shajnë Lidhjen Demokratike të Kosovës se kinse janë anëtarë e votues të tyre, por tani kanë thyer mendjen dhe kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje në këtë mesazh thuhet që ndihma ju nevojitet më shumë se kurrë, aty thuhet që në faqen e Kurtit të hyjnë dhe të bëjnë Like e Share.

Këta të fundit një fushatë në Twitter e kanë nisur dhe nuk po e kursejnë as Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett.

Po ashtu kujtojmë se dje militantët e Vetëvendosjes kanë thyer drejtën e privatësisë së deputetëve duke ia publikuar në rrjetet sociale numrat personal të telefonave dhe duke ju shënuar mesazhe nga llojet e më të ndryshmeve.

Madje dje është arrestuar edhe një person pasi kërcënoi me jetë deputetin e Nismas, Haxhi Shala, në kërcënim thuhej që të mos e votonte rrëzimin e Qeverisë Kurti.///gazetametro.net

E turpshme: Militantët e Vetëvendosjes fillojnë linçimin ndaj ambasadorit amerikan, Kosnett

‘Ka me ta këput kryet thikë’: Arrestohet një person pasi kërcënoi me jetë deputetin për Albin Kurtin

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë