Loading…

Fushë Kosovë: Arrestohet një person që kërkohej nga Maqedonia e Veriut

  • 25/01/2023 | 23:33

Fushë Kosovë: Arrestohet një person që kërkohej nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i cili kërkohej nga Maqedonia e Veriut, shkruan Gazeta Metro.


PK’ja ka njoftuar se, bashkëpunimi me qytetarë ka mundësuar që arrestimi i personit T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut, të bëhet sot rreth orës 19:30.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet në Fushë Kosovë, një person i cili kërkohej nga Maqedonia e Veriut

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës   19:30, nga njësitet policore të Fushë Kosovës, të arrestohet personi T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës.

Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë