Loading…

Fushë Kosovë: U furnizuan me derivate në dy pompa dhe ikën pa paguar, të dyshuarit shkaktojnë aksident e djegin veturën

  • 28/10/2021 | 08:58

Fushë Kosovë: U furnizuan me derivate në dy pompa dhe ikën pa paguar, të dyshuarit shkaktojnë aksident e djegin veturën

Një rast mjaftë i çuditshëm është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.

Ankuesi mashkull punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se dy persona të panjohur kanë marrë derivate në vlerë prej 63 euro, e të njëjtit kanë ik në drejtim të panjohur.

Pas një kohe, personat e njëjtë me veturë të njëjtë kanë marrë sërish derivate në një pompë tjetër derivatesh dhe kanë ik në drejtim të autostradës duke shkaktuar aksident trafiku.

Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të fshatit Milloshevë, ku edhe ik ishin vënë zjarrin veturës, transmeton lajmi.net.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa rasti është duke u hetuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë